Google rrezikon një gjobë të dytë, rivalët ankohen tek Komisioni Evropian

E publikuar: 19/12/2017 00:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google rrezikon të përballet me një betejë të re në Bruksel ndërsa kundërshtarët e gjigantit të motorit të kërkimit i janë bashkuar “luftës” së Komisionit Evropian kundër kompanisë.

Disa rivalë të Google kanë mbajtur takime me Margaret Vestager, Komisioneren për Konkurrencën, në javët e fundit për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj ndryshimeve që Google ka aplikuar në rezultatet e kërkimit që nga gjoba e dhënë në Verë.

Së bashku me Komisionin Evropian janë duke përpiluar një ankesë tjetër e cila nëse pranohet do të detyronte Google të paguajë një gjobë të dytë multi-miliardëshe.

Pas një hetimi shtatë vjeçar, Komisioni Evropian goditi Google me një penalitet prej 2.4 miliard Eurosh duke thënë se ka abuzuar me pozitat dominuese në kërkimin online.

Si pjesë e gjobës, Google ju kërkua të ndryshonte mënyrën e paraqitjes së rezultateve të kërkimit në mënyrë që tu krijonte rivalëve hapësirat e duhura.

Megjithatë ndryshimet nuk janë pritur mirë nga uebsajtet e krahasimeve të çmimeve të cilët thonë se Google nuk ka përmirësuar aspak situatën.

Sajti Kelko thotë se 99 përqind e hapësirës zihet nga rezultatet e kërkimit të Google dhe ndryshimet nuk kanë përmirësuar aspak konkurrencën.

Në javët në vijim pritet një raport 200 faqesh nga Komisioni. Një zëdhënës i Google tha se ndryshimet ishin aplikuar sipas kërkesave të Komisionit Evropian. /PCWorld Albanian