Kompania Norvegjeze e njohur për shfletuesin e saj Opera Software ASA ndryshoi emrin në Otello Corporation ASA në një qëndrim zyrtar publikuar ditën e Hëne raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Otello do të administrojë kompani që zhvillojnë softuerë për reklamim, për telekomunikacionin si dhe lojërat e biznese të tjera online.
Gjithashtu pritet ndryshim i logos në bursën e Oslo, një simbol i cili ende nuk është krijuar.
Ndryshimi i emërtimit nuk prek Opera Software AS e as shfletuesit Opera dhe Opera Mini.
Këta të fundit u shitën në 2016-ën. /CIO Albanian