460 modele laptopësh HP regjistrojnë çdo buton tastiere të shtypur nga përdoruesit

E publikuar: 17/12/2017 05:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një softuer i cili mund të regjistrojë çdo buton të shtypur në tastierë është zbuluar i instaluar fabrikisht në qindra modele laptopësh HP.

Ishte hulumtuesi i sigurisë Michael Myng i cili zbuloi kodin në driverat që vënë në funksion tastierat e HP-së.

HP tha mëse 460 modele laptopësh janë prekur nga ky problem kritik sigurie. Kompania ka dërguar një përditësim për ti dhënë fund të ashtuquajturit “keylogger.”

Modelet EliteBook, ProBook, Pavilion dhe Envy janë disa prej të prekurve. HP ka publikuar një listë të plotë të tyre që datojnë që nga 2012-ta.

Në një qëndrim zyrtar kompania u shpreh: “HP përdor touchpad-et e Synaptics dhe jemi duke punuar nga afër me Synaptics për të gjetur një zgjidhje për modelet e prekura.”

Myng zbuloi “keylogger-in” ndërsa po hetonte softuerin e Synaptics Touchpad për të mësuar sesi kontrollojë dritën e tastierës në një laptop HP.

Ai tha se kodi ishte i ç’aktivizuar por një haker me akses në një kompjuter HP mund ta aktivizonte dhe regjistronte çdo buton të shtypur nga përdoruesit.

Sipas HP-së, keylogger-i ishte integruar për tu dhënë zgjidhje problemeve që mund të zbuloheshin. /PCWorld Albanian