“The Voice of Albania” është spektakli ku janë zbuluar shumë emra të njohur të muzikës, siç janë Yll Limani, Ana Kabashi e Alban Ramosaj.
Por, pos tyre, nga Kosova në këtë shou ka marrë pjesë edhe një këngëtare kosovare, e cila në vitin 2014 në “VOA” arriti t’i ‘çmend’ anëtarët e jurisë që ishin atë kohë, shkruan lajmi.net
Fjala është për Albina Kelmendin që më zërin karakteristik mori gjithë vëmendjen madje bëri garë mes anëtarëve se kush ta ketë në ekip.
Se u mahnitën pas zërit të saj e dëshmon videoja më poshtë kur një nga anëtarët e jurisë e then butonin pasi e shtyp me gjithë fuqinë, si rezultat i zërit të Albinës. Më poshtë keni këtë video të mahnitshme!

















