Nga miq e bashkëpunëtor të tij, kuptojmë se Blerimi asnjëherë nuk është ankuar për asgjë. Pra, nuk ka shprehur ndonjë shqetësim rreth shëndetit. Vdekja e tij e hershme i ka habitur të gjithë.
Ndonëse ende nuk është thënë asgjë zyrtarisht, mendohet se ai kishte pësuar infarkt dhe gjithashtu vuante nga dëmtimi i mëlçisë, shkruan “Kosovarja”.
Të gjitha këto mbeten pretendime, pasi askush ende nuk ka thënë diçka që mund ti konfirmonte këto informacione.
Një është e qartë, ai ka lënë zbrazëti të madhe kudo.