Konkretisht të përkthyer në shifra 127.42 vajza adoleshente kanë kërkuar ndihmë nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar për paaftësi për të mësuar dhe rëndim të shëndetit mendor.
E nëse i krahason të dhënat midis gjinive, konsultat për shëndetin mendor tek vajzat janë rreth 8 % më të larta se tek djemtë.
Por jo vetëm kaq sipas një studimi të realizua së fundmi 1 në 4 vajza vuan nga depresioni.
Dhe nëse shifrat e raportuara duken të larta specialistet lajmërojnë se situata është dhe më e rëndë seç duket pasi jo të gjithë adoleshentet paraqiten tek mjeku psikiatër për të kërkuar ndihmë.
Të dhënat tregojnë se vajzat e vuajnë më shumë depresionin gjatë periudhës së pubertetit se sa djemtë.
Kjo ndodh pasi prindërit e kanë më të lehtë të identifikojnë simptomat e depresionit tek djali se sa tek vajza.


















