I dalluan një masë të çuditshme gjatë shtatzanisë, pas 8 muajsh ndodh e pabesueshmja

E publikuar: 30/11/2017 07:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mickayla Jordan-Smyth -it iu tha fillimisht se kishte një shtatzëni të pjesshme molare që mund të shndërrohej në kancer, duke vënë në rrezik jetën e saj dhe të bebes.

Pavarësisht kësaj, 30 – vjeçarja refuzoi që të ndërpriste shtatzëninë.

Një shtatzëni molare ndodh kur fetusi nuk formohet siç duhet në mitër dhe bebja e ka të vështirë të zhvillohet. Në vend të një fetusi të shëndetshëm, në mitër rritet një masë anormale qelizash. Kur ishte 28 javëshe shtatzënë ajo pësoi një shkëputje placentale, një gjendje e rrezikshme që ndodh kur placenta nis të shkëputet nga mitra.

Mjekët kryen ndërhyrje cezariane dhe nëna e re solli në jetë një vajzë. Megjithatë, ajo zbuloi se pasi kishte kaluar të gjithë shtatzëninë e frikësuar se kishte kancer, në fakt kishte pasur një anomali të rrallë të placentës që mund të keqkuptohet për shtatzëni molare.

Duke folur për “DailyMail”, nëna nga North Yorkshire tha: “E dija që po merrja përsipër një rrezik të madh duke mos pranuar që të ndërprisja shtatzëninë, por besoja vërtetë se do të ndodhë ç’te jetë e shkuar”.

30 – vjeçarja e konsideron Rainen e vogël një mrekulli.