Kritika të ashpra për grimin e zi të Kimit

E publikuar: 14/11/2017 02:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pikërisht këto foto, që bukuroshja i ka lansuar në rrjetet sociale kanë nxitur reagimin e fansave pasi që ajo e ka përdorur më shumë se duhet tonin e zi të grimit.

Kim pritet që ta lansojë linjën e saj të bukurisë KKW, dhe këtë e bëri në emisionin që prodhohet nga familja e saj Keeping Up With the Kardashians.

“Oh Zot! I pashë këto foto për fushatën time të marketingut, por shikoni komentet. Njerëzit online thonë se e kam bërë fytyrën shumë të zezë por unë kurrë në një milion vjet nuk do të tregoja një mosrespekt të këtillë”, tha e mërzitur Kim, pasi që shumë komentues e cilësonin këtë reklamë edhe raciste të saj. /GazetaExpress/