Të paktën kështu rrëfen vetë këngëtarja për ‘TMI’.
Dafi tregon se fillimisht nuk ka patur para për të shkuar në një studio për të realizuar këngët e saj. Dhe në këtë mënyrë ajo u detyrua që ti krijonte këngët pa asnjë instrument deri sa erdhi dita që krijimtaria e saj të dilte në dritë.
Por Dafi nuk duhet të mërzitet fundja shumë prej yjeve kështu e kanë nisur.
Këngëtarja tashmë i ka kaluar vështirësitë dhe po tenton edhe tregun ndërkombëtar. Dhe kënga Told Ya ishte me të vërtetë një sukses. Ajo ka krijuar edhe albumin King ku tekstet e këngëve janë në anglisht.

















