Kërcëno Bleona: Fshijini lajmet ose do tregoj dashnorët dhe fëmijët që abortuat në 'gjirize'

E publikuar: 11/11/2017 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kishte të bënte pikërish me ngrirjen e vezëve deri në një moment kur ajo të gjejë njeriun e zemrës, duke shmangur kështu pamundësinë për të mbetur shtatzën për shkak të orës së saj biologjike.

Ajo postoi në Instagram procedurën e pjekjes dhe më pas disa momente nga spitali.

Si çdo gjë që bën Blepna dhe kjo e re e fundit e saj u përhap vrullshëm në median online.

Pasi ka lexuar lajmet në media Bleona është vërsulur kundër disa portaleve. Ajo i ka krahasuar këto portale me një makinë plehrash, të cilët janë munduar të hedhin baltë në jetën e saj.

Bleona ka kërkuar që të fshihen lajmet në të kundër ajo do të tregojë dashnorët e personave që kanë shkruar për të.

‘Nëse nuk i fshini, unë do të tregoj gjithë dashnorët që keni. Sepse unë nuk jam si ju që pini tre shishe verë dhe flini me të vetmin person që ju çon në shtëpi atë natë dhe pas një muaji shkoni abortoni në gjirize. Këto jeni ju, nuk jam unë. Jeni ju ato që bëni fëmijë me një njeri kë të gjeni në rrugë. Se duhet bërë një fëmijë, s’ka rëndësi a ia dua babën. Ato jeni ju, jo unë.”- ka thënë Bleona në videot e një pas njëshme të publikuara në Insta Story. /Gazeta Express/