E ardhja në jetë e Junës ka gëzuar pafund familjen Grabovci.
Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Adem Grabovci është bërë gjysh sot gjatë ditës, gjë e cila e ka lumturuar atë tej mase.
Grabovci ka premtuar se do të mundohet të bëhet gjysh i mirë.
“Juna, kjo engjëllushë e vogël që ngrohu zemrat tona. Do të mundohem të bëhem Gjysh i mirë. Për Gjyshen nuk garantoj.Urime Edona dhe Ngadhnjim”, ka shkruar ai përbri fotografive të shpërndara në llogarinë e tij në Facebook. /Indeksonline/






















