Gruaja e Besnikut të NRG Band konfirmon shtatzëninë, shfaqet me stomak të fryrë

E publikuar: 03/11/2017 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bukuroshja e cila ka kohë që është në lidhje me këngëtarin e grupit NRG band, ka postuar një foto ku konfirmon shtatzëninë.

“Duke u bërë nënë”, ka shkruar Lolita në postimin e saj në rrjetin social Instagram.

 Lolita me Besnikun u martuan muaj më parë në një ceremoni luksoze në Pejë. Dyshja ishin të fejuar dhe shijuan një verë romantike së basku, edhe pse NRG Band kishin mjaft koncerte.

Kosto e dasmës u mbajt e fshehtë për shkaqe modestie, pasi Geti dhe Bes Kallaku publikuan shumat marramendëse të dasmave të tyre.

Ndryshe NRG band pritet të kthehen më 11 nëntor në Kënga Magjike me këngën e re, e cila pritet të jetë një nga hitet e këtij fundviti. /Telegrafi/