Bëhet fjalë për këngëtaret Fjolla Morina e Filloreta Raçin e njohur si Fifi, transmeton Gazeta Express.
Përveç se janë kolege, Fjolla e Fifi janë edhe shoqe shumë të mira. Ato shpesh shihen duke kaluar kohë së bashku.
Së fundmi Fjolla në llogarinë e saj në Instastory ka publikuar video e foto ku shihet së bashku me Fifin ku edhe ka disa fjalë për të.
“Kur them shoqe e ngushtë, e kujtoj emrin tënd”, kishte shkruar Fjolla sipër fotografisë ku shihet së bashku me Fifin.

Kujtojmë se Fjolla është duke punuar në projektin e saj më të ri “Culo”, e cila pritet të publikohet së shpejti. Ndërkohë që Fifi është pjesëmarrëse në “Këngën Magjike” me këngën “Zhurmë”, e cila po pëlqehet shumë nga të gjithë./Gazeta Express/

















