Geti, i cili është edhe lider i labelit të njohur të reperëve BabaStars ka paralajmëruar nëpër rrjetet sociale se ai do ta sjell këngën e tij më të re, “Birthday” nesër në ora 18:00.
Reperi, që është njëri prej më të përfolurve dhe më të kërkuarve në Kosovë, zakonisht sjell risi me këngët e tij.
Vitin e kaluar pothuajse në të njëjtën kohë kishte lansuar këngën “Berlusconi”, një këngë që ishte komentuar edhe nga mediat italiane.
Të shohim se çka ka përgatitur ai për nesër. /GazetaExpress/

















