Bëhuni gati… Enca dhe Lori po 'kurdisin' diçka së bashku

E publikuar: 02/11/2017 22:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përveç protagonizmit në media këngëtaren Enca Haxhiu dhe Lori Hoxha i bashkon dhe diçka tjetër. Ato janë lindur në të njëjtën ditë.

Kujtojmë se ditëlindjet e tyre kanë bërë të gjithë të flasin. Lori organizoi një festë të  florinjtë ku mbizotëronte luksi. Nga ana tjetër Enca ‘shkundi’ Tiranën me festën e saj të zhurmshme.

Fustanet e të dyjave ishin super provokuese duke u bërë një temë më vetë diskutimi.

Enca ka publikuar një foto në Instagramin e saj dhe duket se ka gjetur shpirtin binjak, pikërisht Lorin. 

‘Mbase gjeta shpirtin binjak, dy peshore’ -shkruan Enca ne postimin e saj duke treguar një miqësi të pazbuluar deri më tani për dy bukuroshet. /Gazeta Express/