Në rilidhjen e Selena Gomezit dhe Justin Bieberit, fansat ia kujtojnë “katër rregullat” e Dua Lipës (FOTO)

E publikuar: 02/11/2017 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Selena Gomes është raportuar ditën e djeshme se është ndarë prej reperit, The Weeknd.
Bukuroshja amerikane sot thuhet se është rikthyer me Justin Bieberin, me të cilin është parë duke u argëtuar me biçikleta, shkruan Telegrafi.

Çifti ka marrë tashmë edhe komentet e para rreth lidhjes së tyre, ku është përfshirë edhe Dua Lipa.

Në fakt, kjo e fundit është përfol në saje të këngës “New Rules”, i cili flet se si të sillesh me ish të dashurin.

Por, sipas komentuesve, Selena nuk i është përmbajtur “rregullave” të këngëtares shqiptare duke iu rikthyer Justinit.

Madje, disa prej tyre i kanë sugjeruar 25-vjeçares ta dëgjojë disa herë këngën dhe do ta kuptojë se ka gabuar.

Ndryshe, hiti i Duas deri më tani është shikuar mbi 520 milionë herë në YouTube.

sele-e1509640507621