Vdes “Kemali”, mërzitet shumë nëna e Yll Limanit

E publikuar: 27/10/2017 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fundi i këtij seriali përfundoi tragjikisht me vdekjen e personazhit kryesor “Kemalit”, transmeton Gazeta Express.

“Kemali” ka vdekur së bashku me “Emirin”, i cili njihet si armiku i tij më i madh në serial, që gjithmonë ka penguar lumturinë e Kemalit me Nihanin.

Kjo ngjarje si duket ka mërzitur shumë nënën e këngëtarit të njohur Yll Limani. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ylli përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instastory.

“Kush është Kemali dhe pse osht tu kajt nana jem?”, kishte lënë mbishkrim Ylli.

Kujtojmë se Ylli është njëri ndër këngëtaret më të famshëm në vend./Gazeta Express/