Nuse për herë të dytë, Rudina Dembacaj zbulon arsyen

E publikuar: 13/10/2017 01:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsyen më në fund aktorja e ka zbuluar në programin e saj “Mos i fol shoferit” ku të ftuar të parë për këtë sezon kishte deputetin Salianji.

Rudina u shpreh se është bërë nuse pasi së fundmi është në modë, referuar faktit që këtë vit shumë vajza VIP janë bërë nuse.

“U vesha nuse, sepse të jesh nuse je në modë. Duhet të investosh që të jesh në modë sepse sot nuk ka rëndësi çfarë je, por çfarë shet. Dhe që ta dini ju miq të dashur, unë doja t’ju respektoja sepse një herë është puntata e parë e emisionit. Nami u bëftë! Investova që t’ju respektoja. Që ta dini ju edhe portalet, fustani im është qëndisur nga mjeshtra artizanë kinezë, është stolisur nga guacka origjinale nga “Deti i Vdekur” edhe orizi që kam zgjedhur vjen nga Kina, është qëruar nga duart e vogla të japonezëve. Është e vështirë të jesh në modë…”, tha Rudina.