Kosova këtë vit do të ketë rritje ekonomike prej 3.5 për qind, sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për perspektivën ekonomike botërore.
Nga shtetet evropiane, rritjen më të vogël ekonomike do ta ketë Bosnja e Hercegovina me 2,3 për qind, Maqedonia me 2,5, Kroacia me 2,9 dhe Serbia me 3, raporton AP.
Mali i Zi, sipas raportit të FMN-së, do të ketë rritje ekonomike prej 3 për qind, Bullgaria 3,6, Hungaria 3,2, Rumania 5,5 dhe Shqipëria 3,7, transmeton Koha.net.
Në këtë grup të shteteve, FMN e ka përfshirë edhe Poloninë e cila do të duhej të kishte rritje ekonomike prej 3,8 për qind dhe Turqia me 5,1 për qind.
Për vitin e ardhshëm, FMN parasheh që Kosova të ketë rritje të njëjtë ekonomike, bashkë me Turqinë, prej 3,5 për qind.
Edhe Shqipëria pritet të ketë rritje të njëjtë ekonomike, prej 3,7 për qind për vitin e ardhshëm, ndërsa Serbia parashihet të ketë rritje prej 3,5 për qind. Rritje më të madhe se Serbia do të ketë, veç Shqipërisë, edhe Rumania me 4,4 për qind.