Meqë lidhja me Majkun, nuk po del të jetë e përmirësueshme, ndoshta Majlinda ka vendosur të kaluarën me reperin t’a hedhë krejtësisht prapa krahëve, e të rinisë ndonjë romancë të re, shkruan Kosovarja.
Majlinda tashmë po e shijon çdo moment të të bërit nënë pranë vogëlushit Roan, derisa postimet e parreshtura, mund të konsiderohen sinjale drejt ndonjë risie në privatësinë e saj.
E rëndësishme është, që tani ka marrë veten pas tërë zhurmës mediatike, aq sa nuk fshihet më, përkundrazi, çdo kënaqësi të përditshme po e ndan së bashku me ndjekësit e saj.



















