Të gjithëve na bëri shumë përshtypje dhe duket se e njëjta gjë ka ndodhur e me bukuroshen 36-vjeçare.
Gjatë episodit të radhës së “Keeping Up With Kardashian”, kemi arritur të zbulojmë diçka më shumë se si ajo është ndjerë teksa ka parë ato foto.

Nëse ne mendojmë se Kim ka mjaftueshëm foto të bukura sa për të mos e “vrarë mendjen”, nuk është kështu.
Ylli i këtij reality show ka shpërthyer në lot dhe e ka pasur të vështirë që t’ju bashkëngjitet grupit të vajzave të cilat ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e motrës së saj, 38-vjetorin e Kourtney.
“Nuk e kuptoj, unë në të vërtetë nuk dukem ashtu. Ndihem e pasigurt, nuk mund ta mendoj”, ka thënë Kim.

Pavarësisht se Kourtney u përpoq që ta ngushëllonte motrën e saj, kjo dukej e pamundur.
“Unë nuk mund të argëtohem duke parë këto foto. Ka shumë foto të tjera që dukem shumë mirë”, dëgjohet teksa thotë mes lotëve Kim.
Shumë të drejtë ka. Në këto foto, Kim duket në të tërë kuptimin e fjalës ‘skandal’.


















