Menjëherë pas publikimit të lajmit se ata janë divorcuar të gjithë donin të dini shkaqet që i ndanë bashkëshortët.
Albi Nako dhe Klaudia Pepa u përfolën akoma më shumë, pasi në një mesazh të transmetuar në emisionin ‘Rudina’ e cilësoi ish bashkëshortin e saj Albin si ‘Vëllain e madh’.
Por këtë mëngjes Klaudia ka vijuar me publikimet e saj provokuese.
Ajo ka kërkuar ndihmë nga miqtë e saj se se çfarë të zgjedhë për të veshur. Si gjithmonë nuk mund të mungonte dhe reagimi i Albit. Balerina është shfaqur shumë sensuale.
Me sa duket kjo foto e ka bërë të qeshë, pasi komenti i tij shoqërohet me ikona që ‘qeshin me lot’ dhe asnjë fjalë. Ndërkohë Klauda nuk e parë të arsyeshme të reagojë lidhur me komentin e ish partnerit të saj.
Në intervista të një pas njëshme Albi ka treguar se mes tyre ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe komunikojnë shpesh me njëri-tjetrin.
Ndër të tjer Albi ka zbuluar se shkaku i ndarjes së tyre ishin në një farë mënyre prindërit etij. Për shkak të moshës Albi duhet të jetë pranë tyre dhe nuk mund të zhvendosej drejt Italisë atje ku ndodhet ish bashkëshortja e tij. /Gazeta Express/


















