Hoti: Vetëvendosja të tregojë pse nuk e votuan mocionin për shkarkimin e Rikalos

E publikuar: 04/10/2017 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse bënë shumë zhurmë dhe kërkuan shkarkimin e ministrit të ri serb Nenad Rikalo, deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e dhanë votën e tyre që do ta rrëzonin ministrin nga pozita aktuale. Iniciativa e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e mori mbështetjen e partisë tjetër opozitare, Vetëvendosjes. Avdullah Hoti tha për Express se ky subjekt politik duhet të tregojë se cila ishte arsyeja që nuk e votuan mocionin e së martës.

Ministri serb i Bujqësisë, Nenad Rikallo, do të vazhdojë ta ushtrojë pozitën në krye të kësaj Ministrie, ani pse kundër tij u kërkua që të votohej një mocion që do ta rrëzonte nga kjo pozitë.

Rikallo i cili akuzohet publikisht nga disa banorë të lagjes ‘Dardania’ se ka torturuar gjatë luftës studentë e shqiptarë, nuk i mori votat e mjaftueshme që të largohej nga kabineti qeveritar i Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Njëmbëdhjetë deputetë të Vetëvendosjes nuk e votuan fare mocionin për shkarkimin e ministrit Rikallo, edhe pse dje në seancën e Kuvendit, ishin ata që bënë zhurmën më të madhe, duke kërkuar shkarkimin e tij.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha për Expres se ky mocion do të kalonte po ta kishin dhe votën e Vetëvendosjes. Ai tha se duhet pyetur kjo parti se cila ishte arsyeja për mosvotim të mocionit.

“Shumica, saktësisht dy të tretat e deputetëve të LDK-së kanë qenë në sallë dhe kanë votuar për mocionin e propozuar nga ne. Sikur të kishim pjesëmarrje të njëjtë edhe nga LVV, ky mocion do të kalonte. Besoj se është e udhës të pyetet LVV për motivet e mosvotimit to këtij mocioni, në kohën kur pozita i kishte vetëm 40 vota”, u shpreh Hoti.

Ai sqaroi se vetëm 10 nga 32 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosjes nuk e votuan mocionin.

Deputetët e Vetëvendosjes që nuk votuan për këtë mocion janë: Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Liburn Aliu, Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Fatmire Kollcaku, Valon Ramadani, Shqipe Pantina, Drita Millaku dhe Saranda Bogujevci.

Ramush Haradinaj në interpelancës e së martës tha para ligjvënësve se mekanizmat shtetërorë kanë ardh në përfundim se nuk ka prova që dëshmojnë për veprat të cilat akuzohet ministri serb Nenad Rikalo./GazetaExpress/

TEMAT:

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/hoti-vetevendosje-te-tregoje-pse-nuk-e-votuan-mocionin-per-shkarkimin-e-rikalos-443008/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright