Foto: Ilustrim
Asnjë analizë cilësie nuk është kryer për gazin oksidol, i cili është sjellë në Kosovë pas dyshimeve se nga ky gaz kanë vdekur tre persona e gjashtë të tjerëve u është keqësuar gjendja, shkruan sot Koha Ditore.
Ky produkt nuk posedon lejen e Agjencisë Kosovare të Produkteve Mjekësore (AKPM), që quhet “marketing autorizim”.
Përmes saj, konfirmohet që një produkt është i sigurt për t’u administruar te pacientët. Një leje e tillë është e domosdoshme për secilin produkt mjekësor që importohet në Kosovë, përveç në raste emergjente ose epidemi të ndryshme, kur importimi i produkteve lejohet me kërkesë të veçantë nga Qeveria.