Zemaj: Dihen personat që janë rrahur nga ministri Rikallo

E publikuar: 03/10/2017 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj gjatë interpelancës së sotme ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, ka thënë se ky i fundit është përgjegjës për rrahjen e disa studentëve nga rajoni i Deçanit.

Fjalim i plotë:

Është e qartë se si ligjvënës jemi të detyruar që ta mbrojmë interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Kërkesa për të kaluarën invidivuale, grupore por edhe etnike u takon organeve përgjegjëse në vend.

Interesi jonë i përgjithshëm është që të kemi qeveri me duar të pastërtia. Asnjëherë, deri më tani, nuk kemi shfaqur ndonjë tendence, qoftë ndaj individit apo grupi politik.

Ajo që është shqetësuese që ne kërkojmë drejtësi dhe verifikim të ministrit Rikallo. Ajo që është ulur afër z.Haradinaj tregon vartësinë që keni nga ky koalicion për të qenë në pushtet.

Në aspektin ligjor, ne kemi dëgju deklaratat e qytetarëve. Janë dhjetëra banorë, të moshave të ndryshme, që e flasin të njëjtën ngjarje për të kaluarën e tyre. Ata që kanë jetuar në Prishtinë, gjeneratat e ndryshme, ka qenë vështirë që dikush të deklarojë se është i komunës së Deçanit apo Drenicës.

Kërkojmë që institucionet tona të jenë me duar të pastërta. Deklaratat e kryeministrit se janë zyrtare, mund të jenë të vërteta. Ato janë në momentin që ju i keni kërkuar, jo kur dëshmitarët kanë folur. Ne tash duhet të marrim përgjigje se deri kur kanë shkuar hetime.

Mos i përzini temat, pse është në përbërje qeveritare. Pse ky gjendet ministër. Një lagje e tërë fol për veprimet e këtij njeriu.