Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Prishtinë (SDC) dhe Zyra e UNDP-së në Kosovë nënshkruan sot marrëveshjen për financimin e zbatimit të aktiviteteve të Projektit të UNDP-së për Mbështetje të Përpjekjeve Anti-Korrupsion në Kosovë (SAEK II), më 27 shtator, 2017.
Nënshkrimi i marrëveshjes shënon edhe një periudhë bashkëpunimi me Zyrën Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, pas realizimit të suksesshëm të Projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së të përfunduar në maj të vitit 2017.
Me këtë rast, Patrick Etienne, Shefi i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, deklaroi se “luftimi i korrupsionit duhet të jetë prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe duhet të trajtohet më seriozisht dhe në mënyrë sistematike nga të gjitha autoritetet relevante. Si pjesë të strategjisë së bashkëpunimit, Zvicra është një kontribues i vlefshëm në përpjekjet zhvillimore të Kosovës. Megjithatë, të gjithë akterët duhet të sigurohen që korrupsionin të mos minojë perspektivat e zhvillimit të këtij vendi “.
Gjithashtu, Andrew Russell, Koordinator për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, ka shtuar se “UNDP është jashtëzakonisht mirënjohëse për partneritetin dhe angazhimin e palëkundur me Zyrën Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, në mbështetjen e luftës kundër korrupsionit në Kosovë”
Projekti i UNDP-së për Mbështetje të Pëpjekjeve Anti-Korrupsion në Kosovë (SAEK II) do të mbështes institucionet dhe shoqërinë civile në Kosovë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, falë donacionit të Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe DANIDA-s- departamenti për zhvillim dhe bashkëpunim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Danimarkës.Projekti do të jetë aktiv deri në vitin 2020.