Zbulohet arsyeja pse i komentoi Paris Hilton Era Istrefit

E publikuar: 26/09/2017 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së fundmi, Era ishte e pranishme në një koncert në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ajo argëtoi publikun me muzikën e saj, transmeton Gazeta Express.

E ajo që bie në sy te Era si gjithmonë është natyrisht paraqitja e saj, veshja e veçantë.

Era kishte veshur pantallona ku në të është e vizatuar fytyra e të famshmes Paris Hilton.

Pikërisht kjo mendohet të jetë edhe arsyeja pse Paris i kishte lënë një koment Erës.

Kujtojmë se Era së shpejti pritet të publikojë projektin e saj më të ri në bashkëpunim me artistin e njohur French Montana./Gazeta Express/