Më thuaj të brendshmet që vesh, të të tregoj se cila je!

E publikuar: 23/09/2017 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A e dini se shumë gjëra nuk kanë nevojë për fjalë? Ndonjëherë mjafton të shikojmë çfarë të brendshmesh vesh femra, që ne shoqërohemi me të  për të kuptuar deri diku personalitetin e saj.

Vajzat zakonisht veshin lloje të ndryshme të të brendshmeve,  por secila prej tyre ka një kuptim, deri diku për personalitetin e tyre.
Bokset: Nëse veshin bokse duan të tregojnë se linjat e tyre trupore janë shumë të rehatshme për to dhe nuk e vrasin mendjen se çfarë mendojnë të tjerët. Janë lloji i vajzave që merren me sport dhe të forta në karakter.
Mbathje si të gjyshes: Dijeni se rehatia është prioriteti i tyre kryesor. Ato nuk e vrasin mendjen për çfarë i rrethon dhe nuk ju bën shumë përshtypje nëse duken seksi apo jo.
Tanga: Kjo gjë tregon se karakteri i tyre  është shumë agresiv dhe tregon gjithashtu se dëshiron të jetë dominante. Kanë shumë dëshirë të bien në sy dhe të tregojnë format e tyre trupore.
Bikini: Nëse zgjedh të veshë bikini kjo tregon që është një femër qejflie që e ka mendjen vetëm të dalë e të shëtisë. Nëse i kërkon të dalësh me të, do jetë gjithmonë gati. I pëlqen shumë të kërcejë dhe  të argëtohet.