Ramushi dhe Anita vinë me një moment të tyre romantik

E publikuar: 22/09/2017 03:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai foli për kandidatët e partisë së tij që pretendojnë udhëheqjen e komunave, Demarkacionin, liberalizimin e vizave e të tjera.

Kur fjalimet përfunduan, të gjithë pretendentët për kryetar komunash nga kjo parti, u rreshtuan në rend për një fotografi me shefin.

 Por, kur radha e tyre përfundoi, radha u erdhi kandidatëve për asamblist e simpatizantëve, por këtu Haradinaj preferoi fillimisht një foto me zonjën e tij.

Këtë moment romantik mes kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortes së tij e ka kapur Klan Kosova.

Në fakt, kjo nuk është ndër të rrallat herë kur kryeministri Haradinaj tregohet romantik me bashkëshorten e tij, pasi shumë shpesh ai i dhuron puthje të tilla zonjës së tij.