Aktorja e njohur e shkatërruar, familjarët e saj vdesin nga tërmeti në Meksikë

E publikuar: 21/09/2017 02:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mesin e viktimave që shkaktoi tërmeti në Meksikë gjendeshin dhe dy nga familjarët e aktores Fernanda Castillo.

Aktorja ka kërkuar ndihmë në rrjetet sociale pasi kushërira e saj dhe bashkëshorti rezultonin të humbur. Por pak minuta më vonë ato u rregjistruan në mesin e viktimave.

Çifti jetonte në një prej ndërtesave që u shemb nga tërmeti dhe mbetën të vdekur në rrënoja.

Fernanda njihet për rolin e saj protagonist në serialin kushtuar bosit të drogës që po kor sukses në mbarë Amerikën Latine ‘El senor de los sielos’ (Zoti i qiellit) si dhe në telenovelën ’Teresa’.

/ Gazeta Express/