Si ta luftoni shtangimin në stomak?

E publikuar: 20/09/2017 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Keni ndjesi ankthi ose keni ngrënë gjellë të rënda? Lexojini këshillat tona dhe luftojeni shtangimin në bark.

1. Masazhojini me tre gishta pikat e vendosura në vijën vertikale që bashkon në mënyrë ideale “gojën e stomakut” me kërthizën.

Kryeni këtë masazh për 5 minuta, transmeton Telegrafi.

2. Me gishtin e madh stimuloji të gjitha pikat e vendosura në vijën që kalon nga jashtë fyellit të këmbës (kocka qendrore e këmbës): filloni nga gjuri dhe vazhdoni deri te kavilja.

Vazhdoni kështu për 5 minuta. Dhe përsëriteni te këmba tjetër.

3. Përkuleni këmbën: në gju formohen dy groptha. Mbështeteni gishtin e madh në gropthën e jashtme dhe masazhojeni për 5 minuta, duke zbritur deri në gjysmën e këmbës.

Përsëriteni në këmbën tjetër. /Telegrafi/