Këngëtarja Rovena Stefa me Meritonin kanë kërcyer nën ritmet e një kënge mjaft romantike franceze.
Nuk mënguan fërkimet dhe afrimitetet gjatë kërcimit të tyre teksa në sfond dëgjoheshin ‘rrënkimet plot afsh’ të këngëtares franceze. Pas përfundimit të performancës në sallë kanë shpërthyer të qeshurat.
Ai që nuk është përmbajtur ka qenë Meritoni, i cili ka hequr të brendshmet në mes të skenës duke befasuar publikun.
Mirëpo siç duket i ka marrë masat pasi ka pasur edhe 1 palë të tjera. Megjithatë ky gjest shkaktoi të qeshura pafund në sallë.
Ndërkohë Meritoni i bëri një propozim të hapur dashurie Anna Likës, një tjetër konkurenteje. Ajo nuk e përmbajti dot entuziazmin dhe iu hodh sipër në skenë Meritonit.
E gjithë shfaqja e tyre u pëmbyll nga një përqafim i zjarrtë mes Rovenës dhe Linda Reit.
Me sa duket Alketës i doli pak nga kontrolli spektakli posi këto skena dukeshin të tepruara për orarin e transmetimit. /Gazeta Express/





















