Tragjike në Itali, shqiptari qëllohet dhe vritet me dy plumba

E publikuar: 15/09/2017 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shqiptar është qëlluar me dy plumba dhe më pas ka humbur jetën në spitalin e Desios, Monza, Itali. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur përpara një lokali, rreth orës 02:00 të mëngjesit, shkruan SYRI.net.

Bëhet fjalë për një të ri shqiptar të moshës 24 vjeç, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Ende janë mister motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa është në kërkim të vrasësve.

Mediat italiane thonë se mund të bëhet fjalë edhe për një vrasje mafioze, e lidhur me trafikun e drogës, shkruan SYRI.net.

Janë sekuestruar provat në vendin e ngjarjes dhe po kërkohet nëse mund të gjenden pamje të krimit të rëndë.