Andrea Bocelli rrëzohet nga kali, përcillet për në spital me helikopter (Foto)

E publikuar: 15/09/2017 00:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Andrea Bocelli është dërguar me helikopter në spital pasi që është rrëzuar nga kali në mëngjesin e sotëm.

TMZ raporton që tenori italian ishte duke kalëruar në Pisa kur ndodhi aksidenti.

Detalet e incidentit ende nuk janë të njohura por besohet se ai është dërguar me urgjencë në spital pas rrëzimit me anë të një helikopteri.

58 vjeçari, është hyrë në adresën e tij në Tëitter për ti siguruar fansat se është mirë më shëndet pasi u dha lajmi për të.

“Miqtë e mijë të dashur, dua t’ju sigurie dhe të ju tregojë që ndihem mirë; Ishte vetëm një rrëzim trivial nga kali. Ju përqafoi. – Andrea”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Edhe fansat i kanë uruar atij shërim të shpejt me komente të ndryshme në rrjetet sociale. /GazetaExpress/