“Offchestra” bashkëpunim me MC Kreshën (Foto)

E publikuar: 14/09/2017 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ani pse të ndryshëm në muzikën që ata bëjnë grupi i njohur “Offchestra” dhe reperi i njohur MC Kresha kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt pak më ndryshe për të gjithë fansat e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur për Express Sezgin Curi nga ky grup i njohur.

Curi ka treguar se në kuadër të albumit të tyre të parë, është edhe bashkëpunimi me MC Kreshën, këngë kjo e cila do të jetë e para.

“Ideja është që “Offchestra” është duke punuar në albumin e parë dhe në kuadër të albumit, kënga e parë është bashkëpunimi me MC Kreshën”, një këngë e zhanrit reggae e cila është duke u realizuar në Kosovë dhe Angli”, tha Curi.

Ndërkohë ai ka treguar se me xhirimet e klipit do të fillojnë gjatë javës së ardhshme.

Curi ka zbuluar se ky bashkëpunim pritet të publikohet në fund të muajit shtator ose në fillim të tetorit, derisa ka paralajmëruar edhe dy projekte të tjera. 

Bashkëpunimi i dytë do të jeta me reperin Onat. E pas këtyre dy bashkëpunimeve “Offchestra” do të publikojnë edhe një këngë tjetër.

Krejt në fund Curi tregoi se albumi i tyre pritet të publikohet në fund të vitit.

Ndryshe, “A bon?”, “Pune Ska”, “Bajram”, janë disa nga hitet më të pëlqyera të këtij grupi./Gazeta Express/