Por, fatkeqësisht këto gjëra ndodhin vetëm në një botë ideale apo ëndërrimtare, pasi që shumica nga ne nuk zgjohemi nga gjumi deri në momentin e fundit.
Shpeshherë ndodh që e vëmë alarmin për t’u zgjuar më herët që të bëjmë pak ushtrime apo të bëjmë një ecje në mëngjes, por kur bie alarmi të gjithë e shohim se sa i ëmbël dhe “magnetik” është gjumi.
Sidoqoftë, ushtrimet fizike janë të domosdoshme dhe tejet të mira për shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Por, nëse nuk keni një orë apo dy orë kohë për të ushtruar, atëherë në rregull sepse ushtrimet e mëposhtme nuk do t’ju marrin më shumë se 30 minuta kohë, dhe pavarësisht kësaj, ato do t’ju sigurojnë një “lodhje të këndshme”.



















