Bedri Hamza pas zgjedhjes ministër i Financave nuk mund të jetë guvernator i Bankës Qendrore. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza është zgjedhur sot ministër i Financave.
Përkundër që në ueb-faqen e Bankës Qendrore të Kosovës nuk ka asnjë njoftim, zgjedhja si ministër i financave ia pamundëson atij të ushtrojë edhe detyrën e Guvernatorit të Republikës së Kosovës.
KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët e BQK-së, por ata nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike.
Ndërkohë, në ueb-faqen e BQK-së lajmi i fundit është për takimin e Hamzës në cilësinë e guvernatorit me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor zonjën Linda VanGelder.
Neni 40, pika 3 e Ligjit për BQK-nëp ndalon që kuvendarët dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të jenë në pozitën e guvernatorit.
“Asnjë person nuk do të shërbejë në organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore përderisa është anëtar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i Qeverisë, zyrtar i një ministrie të Qeverisë, ose i ndonjë entiteti publik tjetër…”, thuhet në nenin 40, pikën 2 të Ligjit për BQK-në.
Për Hamzën ardhja në krye të Ministrisë së Financave nuk është gjë e re, pasi ai nga pozita e ministrit të Financave ishte zgjedhur Guvernator i Republikës së Kosovës.