Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, pas bojkotimit të fjalimit të Kadri Veselit si kryetar i Kuvendit, ka thënë se Veseli i ka dhënë shuplakë vetes me zgjedhjen e tij si kryetar.
Në një deklaratë të shkurtë për mediat, Mikullovci nuk ka treguar arsyet, por ka thënë se Veseli nuk është i vetëdijshëm që i ka dhënë shuplakë vetes, derisa ka shtuar se mbetet të shihet puna e qeverisë që ende nuk është votuar në Kuvend.
Kuvendi me 62 vota për dhe 52 kundër, zgjodhi Veselin për kryetar