Teuta Rugova mungoi në seancën ku u zgjodh Veseli

E publikuar: 07/09/2017 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak momente më parë ka rifilluar mbajtja e seancës së Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast është votuar me 113 vota i pari i Parlamentit, Kadri Veseli.

E ajo çfarë bie në sy në këtë seancë, është mungesa e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova e cila ishte përfolur më së shumti për përkrahjen e dhënë për votimin e Veselit dhe qeverisë Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet arsyeja e mungesës së Teuta Rugovës në sallën e Kuvendit.