Veseli e godet rëndë Albin Kurtin, ia përmend rastin Dehari dhe sulmet ndaj Isa Mustafës

E publikuar: 24/08/2017 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai ka kërkuar nga deputetët qe të mos e abuzojnë me foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Veseli thotë se Kurtit nuk i intereson çka ndodhë në Kuvend, atij siç thotë ai i intereson vetëm me thanë se PAN-i po e mban shtetin peng.

“Ai mban vetëm fjalime elektorale. Shpirtin kanë dashtë me ia nxjerrë Isa Mustafës, ia kanë sulmu familjen. E kanë sulmu Kuvendin. E keni marrë në qafë Astrit Deharin”, ka thënë Veseli në vazhdimin e seancës konstituive.

“Me neve nuk ju shitet. Me mua nuk ju shitet. Është mirë më qenë korrekt.  Situata aktuale politike është 60 vota. Nuk ka drejtë askuish t’i bllokoj institucionet. Kushdo qe i bën 61 vota do ta formoj qeverinë”, ka shtuar Veseli, transmeton ‘Indeksonline’.