Labinot Zogaj, pronar i një restoranti në Klinë, ka disa muaj që veturat e tij i furnizon me karburante në pompën e benzinës IP.
Por së fundi, ai thotë se ka vërejtur që po mashtrohet nga punëtorët e kësaj pike. Zogaj ka thënë se nuk e ka merituar këtë mashtrim, pasi që ka qenë klient i rregullt, raporton KTV.
Ai thotë se ka kërkuar sqarim nga menaxheri i kësaj pike se përse ka ndodhur ky problem.
Ndërkaq, Bujar Shatri nga kompania IP, ka thënë se pajisjet janë të bazhdaruara/kalibruara nga autoriteti përkatës i Ministrisë së Tregtisë dhe njëherësh janë të blombuara nga po ky autoritet.
Lidhur me ankesën e Labinot Zogajt, Shatri ka shtuar se departamenti përkatës i IP Kos ka shqyrtuar rastin në detaje dhe ka vërtetuar se nuk ka hapësirë për gabim njerëzor apo defekt në aparaturë.
Sipas tij, pajisjet janë kontrolluar dhe sasia e shitur përmes dispenserit konkret ka dalë korrekte.