Agjencia ndërkombëtare për financa ‘Fitch Ratings’ deklaroi se konfirmon rejtingun kreditor aktual të Maqedonisë BB, me kontekst negativ, informojnë nga Ministria e Financave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rritja ekonomike e paraparë për vitin 2017 është rishikuar dhe me vlerësimin e ri duhet të jetë 2,3 për qind, por formimi i Qeverisë së re pritet të përmirësojë aktivitetin dhe pritjet ekonomike dhe si pasojë do të mundësojë ngritje të shkallës së rritjes ekonomike deri në 3,2 për qind në vitet 2018-2019. Edhe pse deficiti buxhetor do ta zmadhojë shtypjen ndaj trendit veçmë në rritje të borxhit shtetëror në vlerë prej 39,9 për qind të PBV-së pë vitin 2017, ai do të qëndrojë nën mesataren prej 49,5 për qind të vendeve me rejting të njetë kreditor’, thuhet në deklaratën e Ministrisë.
Nga ‘Fitch Ratings’ thonë se në përmirësimin e rejtingut kreditor mund të ndikojnë stabilizimi politik si dhe implementimi i konsolidimit të besueshëm fiskal afatmesëm.Ndërsa, në përkeqësimin e rejtingut kreditor mund të ndikojnë përsëritja e jostabilitetit politik, jodisciplina fiskale dhe zgjerimi i disbalancit të jashtëm.