Projektit për ndërtimin e gazsjellësit Trans-Anatolian (TANAP) do t’i bashkohet edhe një tjetër institucion financiar ndërkombëtar shumë i rëndësishëm, si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH).
Ky gazsjellës do të lidhet me gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP) në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë dhe do të furnizojë me gaz natyror kontinentin evropian, shkruan sot Koha Ditore.
BERZH-i po konsideron mundësitë e financimit të gazsjellësit Trans-Anatolian (TANAP), pasi Banka Botërore ka financuar tashmë 800 milionë dollarë, ndërsa Banka Aziatike për Investime në Infrastrukturë ka angazhuar 600 milionë dollarë në këtë projekt.
Financimi do të vijë në formën e një kredie prej 500 milionë dollarësh drejt kompanisë ndërtuese, e garantuar nga Republika e Azerbajxhanit.