Metoda natyrale për shërimin e thembrave të çara

E publikuar: 13/07/2017 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpesh hasim në probleme të tilla si të çarat ose plasaritjet në themrat e këmbës, transmeton Klan Kosova.

Ky problem konsiderohet si shumë shqetësues sidomos gjatë periudhës së verës për femrat dhe meshkujt.

Mirëpo ekzistojnë metoda natyrale për trajtimin e këtij problemi.

Vlen të ceket që trajtimi mund të bëhet në kushte shtëpie:

Përbërësit: 3 filxhanë çaji me qumësht dhe 3 lugë gjelle sodë buke.

Për këtë trajtimi duhet përdorur qumësht i ngrohtë. Kujdes me temperaturën e tij, pasi nuk duhet t’u djegë këmbët. Shtoni qumështin në një legen të vogël dhe mbani këmbët brenda për 10 minuta. Hiqini për pak minuta dhe shtoni sodën e bukës. Me ndihmën e një furçe dhëmbësh fërkoni thembrat derisa të mbuloni plotësisht shputën dhe mbajini në qese për 30 minuta. Në fund lajini me ujë të vakët. Ky trajtim duhet përdorur për 2 javë me radhë derisa të vini re ndryshimet e para.

Qumështi përmban yndyrna, proteina dhe vitamina që ju ndihmojnë të trajtoni thembrat e plasaritura dhe të thatë. Acidi laktik i qumështit rregullon pH-in të lëkurës dhe parandalon infeksionet. Soda e buëks nga ana tjetër është një ndër ilaçet më të mira natyrale me veti antimykotike dhe antibakteriale që ndihmon të luftoni qelizat e vdekura të lëkurës.