Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka thënë se humbja e thellë e koalicionit PDK-AAK-Nisma ka qenë befasuese.
Për Epokën e Re, Maloku ka theksuar se nuk ka pritur që koalicioni PAN do të merrte më pak se 45 deputetë.
Ai u ka sugjeruar këtyre tri partive politike të reflektojnë ndaj këtij rezultati të zgjedhjeve.
PAN’i ka të drejtën për formimin e qeverisë, prandaj duhet të shkojë me ofertë për bashkëqeverisje ose me Vetëvendosjen ose me LDK’në, ka thënë Maloku, duke potencuar se PAN’i nuk mund ta formojë qeverinë as me deputetët e pakicave.
Ai ka thënë se është ithtar i një koalicioni qeverisës PAN-Vetëvendosje.
Maloku ka thënë se nëse Vetëvendosje dhe LDK’ja refuzojnë bashkëqeverisjen me PAN’in, atëherë vendi mund të hyjë në një bllokadë të re politike, e që rrugëdalje mbesin zgjedhjet e reja.