Ata janë kthyer në “shtëpinë” e prindërve të tyre për të ndërtuar biznesin. Ata janë shumë të suksesshëm në vendlindjen e tyre, që është njëra nga vendet më të varfra në Evropë.
Brezi i dytë i shqiptarëve në Zvicër po kthehen sërish në vendlindjen e tyre ose të prindërve, në Kosovë. ‘20min.ch’ sjell tri histori suksesi, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se gjysma e të rinjve nga mosha 14 deri në 29 vjet nga Kosova po duan të lënë vendlindjen e tyre sipas disa sondazheve. Destinacioni më i popullarizuar Zvicra. Ata ëndërrojnë për jetën e lokaleve të natës dhe punën, por ka edhe kosovarë që po emigrojnë në drejtim të kundërt.
Ata janë kthyer në shtëpinë e tyre për të ndërtuar biznesin. Ata janë shumë të suksesshëm në vendlindjen e tyre, që është njëri nga vendet më të varfra në Evropë.
Njëra ndër to është Drenusha Shala, 27-vjeçare. Për 20 vjet kishte jetuar në Kantonin e Cyrihut, ku familja e saj kishte ardhur si refugjate nga Kosova kurse më 2011 ishte kthyer në Prishtinë. Shala është e shkolluar në administratë, derisa me kolegët e saj Muhamet Veliu (32) dhe Flamur Shala (31) kanë krijuar një biznes shumë të suksesshëm. Baruti GmbH i Kosovës ka 270 të punësuar dhe shitje vjetore prej dy milionë frangash.
Ajo thotë se është privilegj dhe avantazh i madh që ka kaluar rininë dhe fëmijërinë në Zvicër, dhe kjo i ka ndihmuar shumë. Drenusha ka ndërtuar gjithçka me mund të madh, derisa ka treguar për sakrificat e mëdha.
E ngjashme historia është edhe me Arta Rrustemin. 24-vjeçarja kishte jetuar në kantonin e St. Gallenit. “Askush nuk e kuptoi pse e kam lënë luksin dhe sigurinë që kam pasur. Prindërit e mi gjithmonë kanë pasur dëshirë që të kthehem në vendlindje”, ka thënë ajo.
Përveç punës si një udhëheqëse në Baruti, ajo së bashku më vëllain e saj, Viktorin kanë edhe një pemishte, në bazë të standardeve evropiane.
Edhe Marjan Ramaj nga Kosova, 51-vjeçar, i cili ka jetuar në kantonin e Lucernit, ka krijuar biznesin e tij në Kosovë dhe ka 53 punëtorë. Ai ka specializuar në shtrimin e kabllove elektrike.