Temperaturat do të jenë të ndryshueshme

E publikuar: 13/05/2017 08:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal dhe stabil atmosferik.
Sipas IHK-së, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 grad Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe jugperendimi me shpejtësi deri 5m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Megjithatë, në javën e fundit në Kosovë kryesisht ka pasur mot me diell, por pak edhe me vranësira të kohëpaskohshme.