Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se vendi po shkon në zgjedhje për shkak se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka duruar rezultatet dhe të arriturat e Qeverisë së udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Hoti ka shkruar në Facebook se PDK’ja i është frikuar zvogëlimit të gjasave të saj për sukses në zgjedhjet e ardhshme të rregullta me kalimin e çdo dite, prandaj ka dashur zgjedhje sa më parë.
Ky është shkrimi i plotë i Hotit në Facebook:
Eshte shume e qarte tani. Ne zgjedhje po shkojme sepse partneri i koalicionit nuk ka duruar rezultatet dhe te arriturat e Qeverise te udhehequr nga LDK.As edhe nje dite nuk ka mundur te duroje me shume. Cdo dite e kaluar me shume ne qeverisje te udhehequr nga LDK, nenkuptonte me pak gjasa per ta ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo dhe asgje tjeter.