Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në shkollën e Podujevës

E publikuar: 11/05/2017 08:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në Podujevë e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë rastin e punëtorit teknik në shkollën fillore të mesme të ulët “Enver Maloku” në këtë qytet.
Nysret Fusha (1959) është gjetur i vdekur nga kolegu i tij, S.B., mëngjesin e së mërkurës në dyshemenë e sallës së arsimtarëve të kësaj shkolle. Ai po mbante ende një elektrik dore.

Ushtruesi i drejtorit të kësaj shkolle, Agim Hamza, ka thënë se në shkollë kishin shkuar rreth orës 07:00 me djalin e të ndjerit, pasi ishte vonuar për gati një orë kur do të duhej të mbërrinte në shtëpi, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.