Veseli: Kosova mbetet aleate dhe mike e Amerikës

E publikuar: 13/04/2017 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryekuvendari, Kadri Veseli i është drejtuar gjatë një fjalimi në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës, senatorit amerikan, John McCain i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, duke thënë se “Kosova mbetet aleate dhe mike e Amerikës”, njofton Klan Kosova.

“Marrëdhënia Kosovë-SHBA është një lidhje e pathyeshme dhe e rrënjosur thellë në historinë tonë të përbashkët”.

“SHBA zgjodhi të mbështes Kosovën në betejën tonë për pavarësi dhe vazhdon ta mbështesin edhe më tutje”.

Veseli ka theksuar që ka qenë lideri i parë i Kosovës që është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Kam qenë i pari që kam takuar presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump dhe jam ndier krenar për fjalët e tij për Kosovën”.

“Senator, McCain në emër të Kosovës i shprehin mirënjohjen tonë presidentit Trump”, ka thënë Veseli.

“Veprimet e Amerikës kurrë nuk do të harrohet në tërë Kosovën dhe shpresoj që të jeni të pajtimit se ne ia kemi dalë në jetësimin e misionit amerikan”.

“Faleminderit shumë për përpjekjet tuaja për të na mbështetur dhe Kosova do të jetë aleate e fortë e juaja dhe mike e të gjithë amerikanëve”, ka përfunduar Veseli.

 

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020